Dëbimi i ambasadorit, Mali i zi nuk tërhiqet
30 Nëntor 2020 |
19:48
Nga ana e tij, Mali i Zi nuk do ta tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb në Podgoricë, Vladimir Bozoviç.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime zyrtare nga Ministria e Jashtme malazeze për Radio Evropa e Lirë.
Sipas burimeve, të gjitha procedurat për dëbimin e diplomatit serb kanë përfunduar dhe ai duhet të largohet nga Mali i Zi brenda datës 1 dhjetor.
Ndërkohë, duke komentuar vendimin e Beogradit për të mos dëbuar ambasadorin malazez, zyrtarët kanë thënë se, ndryshe nga Bozoviç, i cili me deklaratat e tij ka vënë disa herë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi, ambasadori Millosheviç nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë.
Lajme të Sugjeruara
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta