Dëbora bllokon rrugët në Korçë
Dëbora ka ndaluar, por pasojat janë të dukshme në Korçë. Trashësia nis nga 15 cm në zonat e ulëta deri në 40 cm në njësitë administrative.
Në Vithkuq lëvizja bëhet me zinxhir. Fshatrat Shtyllë, Panarit dhe Grabockë janë izoluar.
Në Kolonjë, njësitë Çlirim, Novoselë dhe disa fshatra në Leskovik janë bllokuar. Novosela është pa energji elektrike.
Në Bashkinë e Devollit situate e vështirë paraqitet në njësinë e Mirasit dhe shumë fshatra të tjerë, mbi 20 cm dëborë dhe lëvizja vetëm me zinxhirë.
Në Bashkinë e Maliqit janë izoluar Gora, Moglica dhe fshatrat e tyre.
Në Bashkinë Pogradec rezultojnë të izoluara fshatrat e njësive Trebinjë, Velçan dhe Dardhas ku dëbora ka arritur gati 40 cm, ndërkohë që në të treja njësitë ka pasur mungesë të energjisë elektrike.
Korrespondenti i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi thotë se në zonën e Mokrës nuk janë ngjitur dot autobusët e mësuesve dhe procesi mësimor ditën e sotme do të zhvillohet online në 7 shkolla.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta