“Defender 21”, ambasadorja Kim: Hap i madh për Shqipërinë
Në portin e Durrësit, nisi të martën stërvitja në e madhe shumëkombëshe. Shqipëria është një ndër 16 shtetet ku do të zhvillohet stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender 21”.
Trupat e mbërritura nga 26 shtete, nën drejtimin e amerikanëve do të kenë operacione në portin e Durrësit, bazën ajrore të Kuçovës, Berat, Zall-herr, Bizë, Pashaliman dhe bazën ajrore të Farkës.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cilëson një arritje historike pjesëmarrjen e Shqipërisë në një ngjarje të tillë.
“Kjo shënon një hap të madh për Shqipërinë dhe demonstron besimin që planifikuesit e stërvitjes i kanë dhënë ushtrisë së saj”, shprehet ambasadorja Kim.
#DefenderEurope2021 Historic Milestone: “🇦🇱’s role will be significant with 🇦🇱 military’s comprehensive integration into the exercise. This marks a major step up for 🇦🇱 & demonstrates the confidence that exercise planners have placed in its military.” https://t.co/yi0qrJOsTL
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 5, 2021
Shqipëria u zgjodh ndër shtete e tjera për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe faktit se ka qenë një partner i vlefshëm për SHBA prej vitesh. Kjo stërvitje do të kryhet në pjesën e Ballkanit dhe Detit të Zi.
Deri në 10 qershor në Shqipëri do të zhvillohen stërvitje ku përfshihen dhe qitjet e drejtpërdrejta, ato mbrojtëse ajrore, raketore apo dhe detare, por një pjesë e trupave do të qëndroje dhe më pas.
Stërvitja është e natyrës mbrojtëse dhe përqendrohet në parandalimin e agresioneve ndërsa përgatit forcat tona për t’iu përgjigjur krizave nëse është e nevojshme. Këtë vit, fokusi i “Defender Europe 21” do të ketë në fokus krijimin e gatishmërisë operacionale dhe ndërveprimin me NATO-n dhe një numër më të madh të aleatëve dhe partnerëve në një zonë më të gjerë operacionesh se kurrë më parë.
Shqipëria luan një rol kritik në këtë stërvitje. Operacionet e përbashkëta logjistike Over-the-Shore, JLOTS do të zhvillohen për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në Portin e Durrësit.
Gjatë stërvitjes shumëkombëshe Defender Evropë 21, do të ngrihen 5 qendra logjistike në shtetet e përfshira, një ndër to është Shqipëria. 31 zonat e stërvitjes do të jenë të ndërtuara në 12 prej shteteve pjesëmarrëse.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta