Deklarata e fortë e Grida Dumës në “Ilva Now”: Manjola Cakoni ka tentuar vetëvrasjen
Anëtarja e Partisë Demokratike, Grida Duma, duke folur për rastin e Manjola Cakonit nga Thumana, është shprehur se kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen. Këtë deklaratë znj. Duma e bëri në studion e emisionit “Ilva Now”.
“Unë jam gjithmonë një partizane e politikës së problemeve të përditshme. Kemi vuajtur në historinë e tranzicionit nga deliri i madh. Shqipëria vuan nga problemet e vogla. Unë kam pasur kontakte me familjarë të znj. Cakoni ditën pasi ajo doli në intervistë. Ajo tha: Ne jemi të strehuar në një zonë të Zall Herrit, pra kam ardhur nga Thumana këtu. Kam humbur bashkëshortin dhe vajzën, jetoj me djalin 11-vjeçar dhe kam të ardhura 190 mijë lekë të vjetra. Kjo familje mori vëmendje, sepse fëmijët shkuan takuan dy futbollistë të mëdhenj, dhe panë kryeministrin tek shtrati i spitalit.
Ne na vjen njoftimi që Manjola ka shkuar në spital në QSUT, sepse ka qenë në rrezik për jetën, sepse ka tentuar vetëvrasjen. Recetat e tregojnë se është helmim, vëllai thotë qe ka marrë të gjithë antibiotikët që ka pasur në shtëpi. Ajo e thotë në intervistë: që unë në rast se do dija, që bashkëshorti dhe fëmija më ka vdekur, unë do të kisha hequr tubat. Ajo ka dhënë intervistën në 3 shtator, dhe pasditen e kësaj dite ka rrezikuar jetën me koshiencën e vet” , tha Duma.
Znj. Cakoni në tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj 15-vjeçare. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Guma, thotë se kjo familje është përdorur për propagandë nga kryeministri Edi Rama.
Ajo shprehet se kjo familje është dërguar në Zall Herr, ndërsa shton se nuk e kishte marrë dokumentin e shtëpisë, por pas katër ditësh nga denoncimi publik është bërë një akt dhurimi. Ajo theksoi se detyra e opozitës është që të bëjë zërin e të vërtetës, dhe t’i dalë në mbrojtje interesit të qytetarëve.
“Opozita duhet të bëjë zërin e të vërtetës. I kanë strehuar në Zall Herr, por nuk e kanë marrë dokumentin e shtëpisë. Ka një akt dhurim pas katër ditësh që ne e kemi bërë publike”, shtoi ajo.
Lexoni gjithashtu:
Rasti i familjes Cakoni, reagon Rama: Neveri për këdo që abuzoi pa kontrolluar faktet
Lulzim Basha akuzon qeverinë se përdori për propagandë familjen Cakoni, të prekur nga tërmeti
Tërmeti u prishi shtëpinë, PD sjell rastin e familjes në Mamurras: Ky, dimri i dytë në çadër
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:02 Në krahun lindor të NATO-s, si po e forcon Lituania mbrojtjet e saj
- 08:59 Përmbyset minibusi në Rusi, plagosen 5 persona, përfshirë fëmijë
- 08:57 Irani përgatit ceremoninë më të madhe shtetërore mortore në histori për Ajatollah Ali Khamenein
- 08:48 Rusia vijon bombardimet në Ukrainë, 10 civilë të vrarë në Dnipro, Zaporizhzhia dhe Kharkiv
- 08:42 Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare
- 08:39 Pezeshkian për SHBA-në: Do ta respektojmë marrëveshjen nëse bëni të njëjtën gjë, do të përgjigjemi nëse do të jetë e nevojshme