Deklarata e Haradinajt për “Shqipërinë e Madhe”, Vuçiç: Do përgjigjemi në mënyrë adekuate

20 Janar 2021 | 08:29

Deklarata Haradinajt për bashkim kombëtar ka ngjallur reagime të shumta në Serbi. Presidenti Aleksandër Vuçiç nëpërmjet një deklarate për shtyp është shprehur se Serbia do të ketë “një përgjigje adekuate”, në rast të një referendumi për bashkim nga shqiptarët.

“Përgjigja ime është, ju bëni punën tuaj, çfarëdo që dëshironi, dhe ne do të kemi një përgjigje të mirë dhe adekuate, dhe qytetarët nuk duhet të shqetësohen”, ka thënë Vuçiç.

Ndërkohë, drejtori i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviç, duke iu kundërpërgjigjur Haradinajt, deklaroi se kërcënimet e fundit në lidhje me krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën, janë në gjurmët e shpresave të kota të Haradinajt.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Haradinajt, i cili ka shtuar se nëse Serbia dëshiron të shmangë një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, atëherë duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

 

Lexoni gjithashtu:

Haradinaj: Nëse nuk ndryshon qasja e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës, do kërkoj bashkim me Shqipërinë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026