‘Deklarata e Vuçiç për mosnjohje të Kosovës, Serbisë nuk i leverdis Madeleine Albright në krye të dialogut’

21 Dhjetor 2020 | 09:14

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti i është përgjigjur deklaratës së presidentit të Serbisë Vuçiç se deri në prill të vitit 2022 Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, kohë kur përfundon dhe mandati i tij.

Në një postim në rrjetet sociale Hoti shkruan se nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke.

Korrespondenti i Euronews Albania në Kosovë, Jeton Musliu tha se deklarata e deklarata e fundit e presidentit Vuçiç lidhur me mosnjohjen e Kosovës nuk është e re, por në këtë rast nuk i është drejtuar drejtpërdrejtë Kosovës apo BE, por është një shqetësim i madh që zotëron në qeverinë e Serbisë lidhur me mundësinë që Madeleine Albright të nominohet ndërmjetëse në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është një paralajmërim se kushdo të jetë pjesë e këtij procesi ta ketë parasysh se Serbia sipas tij nuk do të gjunjëzohet.

Kemi edhe deklaratën e zëdhënësit të BE i pyetur nëse do të reagohet lidhur me këto deklarata, i cili ka thënë se BE nuk do ta zgjasë tej mase, por do të vazhdojë me dialogun deri kur gjithçka të ezaurohet.

Kjo deklaratë çon sinjal se Serbia nuk do të lëshojë pe, pavarësisht se kush do të vendoset në krye të procesit të dialogut”, raportoi korrespondenti i Euronews Albania, teksa shtoi se znj. Albright po qarkulloi si emër në këtë post duke nisur nga raportimi në komitetin për politikën e jashtme.

Serbia e konsideron Madeleine Albright si aktoren kryesore që ka shtyrë presidentin Bill Clinton të nisë bombardimet ndaj Serbisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026