‘Deklaratat e Bislimit të nxituara, s’ka ende marrëveshje me Serbinë’, thotë gazetari

29 Shtator 2021 | 19:59

Për gazetarin Zekirja Shabani qeveria e Kosovës po nxitohet me deklaratat për arritjen e një marrëveshjeje në parim me Serbinë, në një kohë kur palët janë ende në negociim.

Shabani komentoi për Euronews Albania deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës rreth diskutimeve në Bruksel me përfaqësuesit e Serbisë për çështjen e targave.

Bislimi tha se është arritur një dakordësi në parim për tre elemente marrëveshjeje, por mbetet vetëm dakordësia finale e Serbisë. Kjo deklaratë u konsiderua e ngutur nga Shabani.

“Po ngutemi pak me këto lloj deklaratash, për aq kohë sa nuk kemi një finalizim të negociatave dhe palët vijojnë të diskutojnë qoftë me simbolikat e marrëveshjet,” – tha gazetari.

Duke analizuar deklaratat e zëvendëskryeministrit të Kosovës, gazetari Zekirja Shabani kritikoi faktin se qeveria e Kosovës po negocion me palën serbe për barrikadat në veri duke e njohur praktikisht si organizatore të tyre Serbinë. Ai tha se kjo gjë nuk duhej bërë pasi barrikadat janë çështje e sovranitetit.

“Qeveria e Kosovës nuk duhej të diskutonte fare për këtë cështje të sovranitetit me Serbinë, por kjo tregon se sa serioze është kjo çështje,” – theksoi Shabani.

Gazetari vlerësoi si pozitive faktin se pas ngjarjeve të fundit dhe përfshirjen edhe me një përfaqësues si Gabriel Escobar të SHBA-së në dialog, mund të thuhet se tashmë “bisedimet janë shkundur”.

Në çështjen e targave Serbia këmbëngul që të lejohen targat me akronimin KM – Mitrovica e Kosovës – dhe të mos vendosen mbi to ngjitëse mbuluese. Por këto targa janë konsideruar të paligjshme nga Kosova.

Kjo sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës mbetet pika ku palët nuk kanë ende dakordësi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026