Deklaratat e kandidatëve për president në SHBA, diplomati Halili: Trump e parandjen se nuk do të fitojë
Në një intervistë për Euronews Albania, diplomati Muhamet Halili nga Shkupi tha se deklarata e Trump për ta çuar procesin zgjedhor në Gjykatën Supreme është një lloj parandjenje e tij për humbjen.
“Kam përshtypjen se ai përgatit terren që opinionit dhe simpatizantëve të tij t’u tregojë se ja ne fituam por mangësitë e sistemit zgjedhor dhe aftësia e z. Biden dhe ekipit të tij për t’i manipuluar zgjedhjet, humbëm,” – u shpreh diplomati.
Sipas tij Trump nuk është në gjendje për ta përballuar humbjen eventuale, gjë që e ka deklaruar deri më tani disa herë.
Muhamet Halili tha për Euronews Albania se rizgjedhja e Trump si president nuk do të ishte diçka e mirë për Amerikën sepse ai me veprimet e tij e ka izoluar SHBA-në.
“Unë konsideroj se një fitore eventuale e z. Biden do të ishte një rikthim i Shteteve të Bashkuara në skenën ndërkombëtare,” – u shpreh Halili teksa theksoi se shqiptarët po presin me mish e me shpirt fitoren e Joe Biden.
Ai tha se Joe Biden është një politikan i dëshmuar për çështjet e Ballkanit Perëndimor si njohës shumë i mirë i tyre dhe në veçanti për çështjen e Kosovës, ndaj për ne sipas Halilit do të ishte pozitive fitorja e demokratëve
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta