Deklaratat e Kennedy Jr, Gjermania: Asnjë mjek nuk është ndjekur penalisht për vaksinat e Covid-19

11 Janar 2026 | 18:36

Qeveria gjermane ka hedhur poshtë ashpër pretendimet e sekretarit të shëndetësisë të SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr, se mjekët në Gjermani janë përballur me veprime ligjore lidhur me përjashtimet e pacientëve nga vaksinimet gjatë pandemisë Covid-19.

Ministrja e shëndetësisë e Gjermanisë, Nina Warken tha se deklaratat e bëra janë plotësisht të pabaza, të pasakta në fakte dhe duhet të hidhen poshtë

Kennedy tha se i kishte shkruar një letër Warken duke kërkuar fundin e ndjekjeve penale të motivuara politikisht ndaj mjekëve. Ai nuk dha burime për pretendimet e tij. Ai pretendoi se qeveria po kufizonte aftësitë e njerëzve për të vepruar bazuar në bindjet e tyre kur përballen me vendime mjekësore.

“Kam mësuar se më shumë se një mijë mjekë gjermanë dhe mijëra pacientë të tyre tani përballen me ndjekje penale dhe ndëshkim për lëshimin e dokumenteve për përjashtimim nga mbajtja e maskave ose marrja e vaksinave kundër Covid-19”, tha ai.

Warken i hodhi poshtë pretendimet e Kennedy-t, duke thënë se gjatë pandemisë nuk kishte kurrë ndonjë detyrim dhe se kushdo  që nuk donte të ofronte vaksinime për arsye mjekësore, etike ose personale nuk i nënshtrohej ndjekjes penale. Ajo u shpreh se në Gjermani pacientët janë gjithashtu të lirë të vendosin se cilës terapi dëshirojnë t’i nënshtrohen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det

Pesë persona që rezultonin të zhdukur pas fundosjes së një anijeje pasagjerësh në provincën Sulawesi Jugor të Indonezisë janë gjetur gjallë, pasi arritën të mbijetojnë...
10:38 | 19/07/2026

Zjarret masive përfshijnë Spanjën, mbi 15 mijë hektarë të djegur (VIDEO)

Dy zjarre të mëdha pyjore vazhdojnë të përhapen në rajonet e Aragonës dhe Castilla-La Mancha në Spanjë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë arritur t’i vënë...
10:13 | 19/07/2026

Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 5,119, tha të shtunën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
09:39 | 19/07/2026