Deklaratat e ministrit Vulin, Edi Rama paralajmëron notë proteste ndaj Serbisë

6 Tetor 2020 | 12:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se nuk do të tolerohet asnjë ofendim nga përfaqësuesit e qeverisë serbe, referuar këtu deklaratave të fundit të ministrit të Mbrojtjes Aleksandër Vulin. Ai u shpreh se MEPJ-ja ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë verbale mbi këto deklarata tendecioze.

Zoti Rama u shpreh se pret që vetë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç të kërkojë ndjesë për deklarata e ministrit të tij.

“Për sa i përket fatkeqësisë natyrore, që zbulova se gjendet në kushtet e veprimit permanent në qeverinë e Serbisë në trajtën e një ministri, mund të them se unë vazhdoj pres, që presidenti i Serbisë të kërkojë falje në emër të Republikës së Serbisë për atë fatkeqësi natyrore. E mirëkuptoj, që mund të mos ketë fuqi mbi atë fatkeqësi, por atë fatkeqësi le ta mbajë për vete dhe për Serbinë. Ministria për Punët e Jashtme të Shqipërisë ka vazhduar më tutje me procesin, ambasadori i Serbisë është thirrur apo do të thirret, për t’i bërë me notë verbale vënien në dijeni të shtetit serb se asnjë gojë e shthurur në qeverinë e Serbisë nuk mund të lëndojë qeverinë e Shqipërisë, apo figurën e një ministrit apo kryeministrit të Shqipërisë. Se po qe puna për mua, këto lloj fatkeqësisht natyrore mua më stimulojnë dellin e polemikës dhe nuk i kam problem. Një fatkeqësi natyrore nga qeveria e Serbisë nuk e mbaj dot, ta mbaj ai që e ka atje dhe t’i kërkojë ndjesë Shqipërisë”, tha Rama. 

Ministri serb pak ditë më parë komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e përbashkët, të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti. Shefi i qeverisë  shqiptare tha se Porti i Durrësit do të jetë “de facto” port i Kosovës, ndërsa kjo deklaratë për Vulin është shenjë e qartë, që Rama po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

“Duke deklaruar se Porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdon të punojë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe””, shprehej Vulin duke i bërë thirrje BE-së që të reagonte pasi një gjë e tillë është kërcënim për paqen.

Por, reagimet e tij nuk kanë përfunduar këtu. Përmes një deklarate të dytë, ministri serb i Mbrojtjes u shpreh se kryeministri i Shqipërisë do të mbahet mend më shumë për “çorapet e grisura” se sa për zhvillimin e ideve të ndritura. Sipas tij, nëse kryeministri Edi Rama do të kishte “tru mjaftueshëm”, ky i fundit nuk do të përpiqej fare për të krijuar atë që ai e quan si “Shqipëri të Madhe” dhe nuk do të vlerësonte “vrasësit e UÇK-së”.

“Nëse Edi Rama do të kishte tru, nuk do të përpiqej të bënte ‘Shqipërinë e Madhe’. Nëse do të kishte mend, nuk do të bënte fotografi me sfond nga  flamuri i ‘Shqipërisë së Madhe’. Nëse kujdesej për paqen në rajon, nuk do të lavdëronte vrasësit e UÇK-së”, shprehet Vulin.

Kryeministri i vendit, Edi Rama iu përgjigj këtyre deklaratave, ndërkohë është shprehur se ushtarët e UÇK ishin çlirimtarët, dhe se vrasësit ishin dhe janë në Beograd. 

Lexoni gjithashtu:

Rama i kërkon Vuçiçit të dënojë deklaratën e ministrit të tij: Spektakël i neveritshëm

Ministri serb i Mbrojtjes i përgjigjet Ramës: Do mbahesh mend vetëm për çorapet

Rama komenton deklaratën e Vulin: Gojështhurur! Kriminelët janë në Beograd, në Prishtinë janë çlirimtarët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026