Deklaratat kundër Thaçit dhe Veselit, aktivistët shkruajnë UÇK mbi makinën e zv.kryeministres Gërvalla

5 Maj 2021 | 16:47

Disa deklarata që Donika Gërvalla, sot zv.kryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme, ka bërë në vitin 2019 dhe 2020, ku sulmonte luftëtarët e arrestuar të UÇK-së, ka nxitur mjaft reagime.

Sot aktivistë të Partisë Socialdemokrate në Kosovë kanë shkruar UÇK mbi makinën e zv.kryeministres si kundërpërgjigje ndaj qëndrimit të saj ku i cilësonte Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin “koka të krimit” ndërsa Rexhep Selimin, ish-deputetin e VV-së e quante “kriminel”.

Reagimet e shumta të opinionit publik detyruar dhe kryeministrin, Albin Kurti që t’i dalë në mbrojte zëvendëses së tij.

Kreu i qeverisë së Kosovës e cilëson “fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në”.

E gjitha kjo sipas z. Kurti nuk ndodhi kur “znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel”.

Kryeministri i Kosovës e mbyll reagimin e tij në Facebook duke thënë se, “znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër.”

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026