Dekriminalizimi, Prokuroria përfundon verifikimet për 2 kandidatë për deputetë

16 Prill 2021 | 13:46

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimet për 2 kandidatë për deputetë në kuadër të procesit të dekriminalizimit.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se  2 subjektet për të cilat ka përfunduar verifikimi janë një i LSI dhe tjetri i Nismës Thurje.

Përmes një njoftimi për media prokuroria bën me dije se verifikimin për 2 subjekte vetëdeklarues, kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ia përcolli organit kompetent, në këtë rast Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezultatet e verifikimit, për të shqyrtuar nëse janë evidentuar të dhëna që përfshihen në sferën e kufizimeve të nenit 2 të ligjit nr. 138/2015 dhe në vijim dhe të vlerësojë nëse ato janë brenda periudhës së ndalimit të përcaktuar në nenin 4 të po këtij ligji.

Krahas KQZ, kërkesë për verifikim më të thelluar të kandidatëve kanë bërë edhe partitë e mëdha politike.

Ishin diplomatët e huaj që vazhduan të këmbëngulin për pastrimin e listave edhe pas dorëzimit në KQZ.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026