Del autopsia, shkaku i vdekjes së Ivana Trump
Ivana Trump, ish-bashkëshortja e parë e ish-presidentit Donald Trump vdiq nga plagët e marra pas rrëzimit nga shkallët.
Në këtë përfundim ka dalë autopsia e kryer pas vdekjes së Trump, ku nënvizohet se vdekja e saj ka qenë aksidentale.
Ivana Trump, e cila ka lindur në Çekosllovaki, u martua me ish-presidentin në vitin 1977. Ata u divorcuan 15 vjet më vonë në 1992. Ata kanë tre fëmijë së bashku – Donald Jr, Ivanka dhe Eric Trump.
Pas ndarjes së tyre, Trump vazhdoi të publikonte linjat e saj të produkteve të bukurisë, veshjeve dhe bizhuterive.
Ajo mori meritën për rritjen e fëmijëve të tyre në librin e saj të kujtimeve të vitit 2017, “Raising Trump”.
Në libër, ajo shtoi se marrëdhënia e saj me zotin Trump ishte përmirësuar që nga divorci i tyre.
Familja Trump e lavdëroi atë në një deklaratë si “një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë dhe mike e kujdesshme”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta