Delegacioni i BE-së reagon ndaj pretendimit të Aleancës për Teatrin se ambasadori Soreca ndikoi tek “Kushtetuesja”
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka reaguar në lidhje me deklaratën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, përmes të cilës kërkohen shpjegime mbi një vizitë të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ditën e seancës për çështjen e teatrit.
Shpjegimet nga ana e aleancës janë kërkuar edhe për temën e diskutimit në takimin me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, si dhe paralajmërohet nisja e procedurave për shpalljen “non grata” të ambasadorit.
Ndërkohë, Delegacionit Europian i ka konsideruar si shpifje këto pretendime të aleancës për temën e diskutimit dhe nëpërmjet një postimi në Twitter, sqaroi se deklarata e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk është e bazuar në të dhëna të vërteta dhe se gjatë takimit nuk pati asnjë diskutim në lidhje me çështjen e hapur në Gjykatë mbi Teatrin Kombëtar.
“Delegacioni i BE-së në Shqipëri përgënjeshtron me forcë deklaratat bazuar në shpifje prej një përfaqësueseje të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”, deklaroi Delegacioni i BE-së në Shqipëri, duke shtuar se “Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe Ambasadori Soreca vazhdojnë të mbështesin fuqimisht dhe në mënyrë sistemike pavarësinë e të gjitha institucioneve gjyqësore shqiptare”.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta