Delegacioni i Kosovës të mërkurën viziton lokacionin e varrezës masive në Kizhevak

5 Dhjetor 2020 | 19:24

Të mërkurën e ardhshme një delegacion i Kosovës, do të vizitojë punimet në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Serbisë. Kushtrim Gara nga komisioni qeveritar, ka thënë se punimet do të vazhdojnë deri të dihet se janë kryet të gjitha punimet dhe aty nuk ka mbetje mortore.

Në këtë lokacion ditën e djeshme janë gjetur mbetje mortore, kurse punimet kanë vazhduar edhe sot. Në Kizhevak afër Rashkës në Serbi janë gjetur mbetje mortore, të cilat mendohen se janë të shqiptarëve të Kosovës.

Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odaloviç kanë monitoruar nga afër gërmimet në këtë pjesë.

“Përderisa kemi edhe mbi 1600 persona të zhdukur, natyrisht se nevojitet edhe një angazhim i pandalshëm që të zbardhet fati i personave te zhdukur”,  ka deklaruar Ibrahim Makolli, kryetar i Delegacionit të Kosovës.

Makolli tha se hulumtimi i përbashkët ka konfirmuar se janë edhe dy vendndodhje të varrezave masive të mundshme në Serbi, afër Novi Pazarit dhe Sjenicës. Kreu i delegacionit të Beogradit, Velko Odalloviç, tha se ai nuk mund të deklarojë asgjë me siguri për numrin e trupave në Kizhevak.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026