Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh

10 Dhjetor 2025 | 07:21

Demokratët fituan këshillin bashkiak të Miamit të martën, hera e parë që ndodh në 28 vjet në kryeqytetin financiar të Floridës, një shtet që ka votuar për Donald Trump në tre zgjedhjet e fundit presidenciale.

Eileen Higgins fitoi zgjedhjet për kryetare bashkie me një shifër prej 60% të votave, në të cilat ajo u përball me Emilio T. Gonzalez , i cili u mbështet nga Presidenti Trump.

Ajo është gruaja e parë që mban këtë detyrë. Fitorja, në shtetin ku miliarderi republikan kalon shumicën e fundjavave në pronën dhe klubin e tij luksoz Mar-a-Lago, i shtohet serisë së sukseseve të fundit të opozitës në zgjedhjet lokale.

Në vjeshtë, ata fituan zgjedhjet për guvernator në Virxhinia dhe Nju Xhersi dhe zgjedhjet për kryetar bashkie në Nju Jork, metropoli më i madh i Amerikës. Në Miami, Higgins premtoi qeverisje të përgjegjshme dhe se do të sillte rezultate të prekshme për banorët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026