Dëmtimi në Bylis në hetim, kolonat pritet të riparohen

15 Qershor 2020 | 20:13

Të premten e javës që shkoi, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë, denoncoi dëmtimin e dy kolonave në Parkun Apolloni-Bylis. Sipas kësaj organizate, dëmi ishte shkaktuar më 13 prill nga dora e njeriut.

Ministria e Kulturës ka shpërndarë një njoftim të hënën, duke thënë se ngjarja është nën hetimin e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë. Sipas ministrisë, specialistët e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis, kanë vlerësuar që nuk ka humbje të parikuperueshme në monument.

Po ashtu, në njoftim thuhet se puna për ringritjen e kolonave dhe restaurimin e tyre do të nisë në ditët në vijim.

Prej ditësh, Forumi ka kërkuar një përgjigje nga institucionet përkatëse në lidhje me ngjarjen ndërsa në njoftimin e ministrisë së kulturës theksohet se rasti në fjalë nuk ka bërë me asnjë përpjekje nga ana e autoriteteve për të fshehur dëmtimin e dy kolonave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026