Dëmtohet rruga në Borsh, u rikonstruktua një vit më parë, reshjet e shiut shkaktuan rrëshqitjen

8 Janar 2021 | 16:09

Aksi rrugor Borsh-Sarandë është dëmtuar nga reshjet fundit të shiut, një pjesë e saj ka rrëshqitur duke bërë që kalimi në këtë aks të bëhet vetëm në një korsi.

Kjo pjesë e dëmtuar është restauruar vetëm një vit më parë por si gjatë restaurimin ashtu edhe gjatë ndërtimit të saj përpara 13 vitesh, banorët shprehen se nuk janë marrë parasysh burimet e shumta ujore në këtë zonë.

Në pjesën e dëmtuar kanë shkuar përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar të cilët shprehen se po punohet për të ndalur më tej dëmtimin e rrugës për shkak të rrëshqitjes së saj.

Sipas drejtorit të ARRSH-së Ergys Verdho ky është një aks problematik dhe prej një viti është gati një projekt për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate.

Kompania Salillari, e cila ka përgjegjësinë e mirëmbajtjes së këtij aksi, një vit më parë ka ri-asfaltuar pjesën e dëmtuar por nuk ka kryer punime për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm megjithëse edhe para një viti kjo çarje kishte dhënë shenjat e para.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026