Dendias në Kosovë, asnjë fjalë për njohjen: Mbështesim liberalizimin e vizave dhe dialogun me Serbinë
Kryediplomati grek Nikos Dendias vizitoi përsëri Prishtinën, por nuk e përmendi për asnjë moment mundësinë e njohjes se shtetësisë së Kosovës.
Megjithatë, ai tha se vendi i tij mbështet heqjen e vizave për kosovarët dhe dialogun Kosovë-Serbi.
“Ne besojmë që Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, ne jemi po ashtu pro-liberalizimit të vizave për juve, sepse ju keni përmbushur kriteret. Ne jemi këtu që t’ju ndihmojmë edhe në fushën e sundimit të ligjit. Është e qartë se ne mbështesim fuqishëm vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, që mes palëve të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme. Ne, pavarësisht qëndrimit tonë neutral dhe statusit të Kosovës, kemi një zyrë në Athinë, e cila që nga viti 2019 vazhdon të jetë atje dhe të merret me çështje ekonomike dhe ne shpresojmë që kjo zyrë të jetë ndihmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona“, tha ministri i Jashtëm grek.
Këto komente ai i bëri pas takimit me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz. Kjo e fundit shfrytëzoi këtë takim që t’i kërkonte homologut njohjen e Kosovës nga Greqia.
“Njohjen dhe respektimin e pavarësisë së vendit tonë nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Greqinë e konsiderojmë si një kontribut thelbësor për stabilitetin në Ballkan. Pavarësia e Kosovës është fakt i patjetërsueshëm dhe sa më parë që të pranohet një fakt i tillë, aq më shpejt sigurohet një perspektivë e qëndrueshme për rajonin. Por, duke pasur parasysh faktin se Greqia pavarësinë e Kosovës e sheh ende nga një këndvështrim tjetër, ne riafirmojmë se me Greqinë dhe me partnerët tjerë të BE-së do të vazhdojmë intensivisht dialogun edhe rreth kësaj çështje”, u shpreh ministrja Gërvalla.
Pavarësisht mosnjohjes, Greqia dhe Kosova janë pajtuar që statusi i Zyrës së Kosovës në Athinë të avancojë nga një zyrë ekonomike në një zyrë me qasje interesi në fusha të ndryshme.
Pas takimit me ministren Gërvalla, kryediplomati grek, Dendias është pritur edhe nga presidentja, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta