Apeli cakton datën e dhënies së vendimit për Saimir Tahirin

11 Qershor 2020 | 13:59

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar 24 qershorin, si datë për dhënien e vendimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Seanca ka zgjatur rreth 6 orë, ku palët kanë paraqitur argumentet e tyre. Nga një anë ish-ministri pretendon pafajësinë, kurse Prokuroria i qëndron pretencës së paraqitur në shkallën e parë, ku kërkoi 8 vite heqje lirie me akuzën e trafikimit të drogës dhe grupit të struktura kriminal. Akuza të cilat janë ngritur dhe ndaj Çelës.

Mbrojtja para gjykatës është bërë nga vetë Tahiri, duke akuzuar dhe prokurorinë për sajesë faktesh dhe vendimin e shkallës së parë e ka cilësuar dënim me akuzë të paqenë dhe pretenduar se e ka shtrua detyrën e tij plotësisht në përputhje me ligjin. Tahiri, pasi e ka cilësuar gjyqin ndaj tij si komedi, ka theksuar se do të pranojë çdo vendim gjyqësor. Në fund, ai ka bërë dhe një deklaratë politike duke thënë se “Saimir Tahiri ende nuk ka ikur”.

“Nuk kam folur gjatë për të respektuar drejtësinë. Jam i vetmi që kam lënë mandatin e deputetit për t’u përballur si qytetar dhe jo si deputet, mund të më shikonit çdo të enjte në Parlament të bëjë ndonjë rrëmujë dhe të vija prap këtu, siç kanë bërë të gjithë të tjerë para meje. E kam bërë detyrën shumë më mirë nga këta që janë dhe nga ata që ishin”, tha Tahiri.

Vendimi i formës së prerë dhe është i zbatueshëm menjëherë. Më pas mbetet shkalla e fundit në Gjykatën e Lartë, ku palët mund të kërkojnë rekurs. Që prej fundit të vitit 2017-të, ish-ministri Tahiri është akuzuar se në bashkëpunim me Çelën kanë ndihmuar grupin e Habilajve për të trafikuar drogë. Në vitin 2019 ish-Ministri u dënua me 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre, por ky dënim u kthye në 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Ish-drejtori i policisë Vlorë, Çela, u dënua gjithashtu për shpërdorim detyre 3 vite e 4 muaj, por ndryshe nga Tahiri ai nuk përfitoi konvertim të dënimit me burg, pasi ishte arratisur. Më 16 maj ai u dorëzua pas pothuajse 3 vitesh arrati, por më 19 maj Gjykata la ndaj tij masën e arrestit me burg. Vendimi u apelua nga Prokuroria, por dhe nga vetë ish-ministri i Brendshëm që kërkon pafajësinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026