Denisa Celami komenton programet shëndetësore të partive politike, mjekja Ceno: Në Shqipëri nuk ka mundësi për rritje profesionale

7 Prill 2021 | 09:46

Mjekja shqiptare në Gjermani, Marsela Ceno, në një lidhje të drejtpërdrejtë tha se arsyet që e kanë shtyrë të largohej nga Shqipëria për të ushtruar profesionin e saj në një vend tjetër lidhej me faktin se nuk gjente dot mundësinë të bënte specializimin që dëshironte.

Denisa Celami, koordinatore e programit të shëndetësisë nga shoqata “Together for Life” tha për Euronews Albania se rritja e pagave për personelin shëndetësor dhe mundësimi i rritjes profesionale janë dy elementë kyç për mos lejimin e largimit të mjekëve nga Shqipëria.

Sipas saj Partia Socialiste nuk ka paraqitur një program shëndetësor të mirëfilltë me reforma që do të përmirësonin situatën.

“Partia Socialiste është e kënaqur me reformat që ka bërë deri sot dhe kërkon një mandat të tretë për të vazhduar të gjitha ato investime që janë parashikuar dhe në projektbuxhetet afatmesme, pra nuk kemi një program që premton reforma të reja dhe të adresojë të gjitha problematikat që ka pasur,” – u shpreh Celami.

Shoqata ku ajo është koordinatore ka parë me kujdes programet shëndetësore të partive politike pikërisht për të kuptuar nëse me të vërtetë janë bërë hulumtimet e nevojshme për të adresuar si duhet problemet në sistemin shëndetësor.

Ndërkaq mjekja Ceno tha se me një student që sapo mbaron fakultetin në Gjermani ndryshe nga një student i mjekësisë në Shqipëri, i afrohet shumë shpejt praktikës klinike, gjë që ju jep një orientim dhe siguri shumë të madhe. Për më tepër, ajo theksoi se një student gjatë praktikës së specializimit paguhet dhe nuk paguan ndaj spitalit.

Siç tregoi mjekja në Gjermani, nuk ka nevojë për jë provim pranimi sepse vendet për specializim janë shumë të bollshme.

Marsela Ceno, sqaroi se në Shqipëri specializantët janë të detyruar të paguajnë një tarifë vjetore, e cila nuk rimbursohet.

“Fatkeqësisht, në Shqipëri kalimi i bisturisë nga profesori te studenti vazhdon të jetë tabu dhe luks për disa studentë të përzgjedhur dhe kjo i bën ata të ndihen si të lënë jashtë sistemit,” – tha koordinatorja e “Together for Life”.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026