Dënohet lituanezja që pastroi 4 miliardë euro përmes Danske Bank
Një lituaneze është burgosur në Danimarkë për një skandal ndërkombëtar të pastrimit të parave që përfshin Danske Bank.
E dyshuara 49-vjeçare kishte pranuar se kishte përdorur degën estoneze të bankës daneze për të provuar të pastronte 29.5 miliardë korona daneze, ose pothuajse 4 miliardë euro.
Ajo u dënua me katër vjet e një muaj burg nga Gjykata e qytetit të Kopenhagës të enjten.
Gruaja mori gjithashtu një dënim shtesë prej tre vjet e njëmbëdhjetë muaj në një rast tjetër të pastrimit të parave që përfshin të paktën 140 milionë krona (19 milionë euro).
Ajo do të dëbohet përgjithmonë nga Danimarka pas vuajtjes së dënimit total prej tetë vjetësh, sipas një deklarate të policisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Ritzau, gruaja e cila kishte jetuar në Danimarkë që nga viti 2001 kishte pastruar paratë nga viti 2008 deri në vitin 2016 përmes ortakërive të kufizuara që kishin llogari në ish-degën estoneze të Danske Bank.
Ajo raportohet gjithashtu se ka ndihmuar biznesmenët rusë dhe baltikë të fshehin origjinën e pasurive të tyre.
“Kjo është shuma më e madhe që kemi parë në një rast të pastrimit të parave në një gjykatë daneze”, tha prokurorja speciale Lisette Jørgensen.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nikolla Gruevski dënohet me 7 vjet burg për pastrim parash
- Shqipëria renditet e 72 mes 110 vendeve të botës për pastrim parash
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta