GJKKO vendos 1 vit burg për Zamira Ramin, i konvertohet në punë me interes publik

17 Qershor 2021 | 14:49

Ish-kryetarja e bashkisë Gjirokastër, Zamira Rami u shpall fajtore dhe u dënua me një vit burg për shpërdorim detyre.

Por, ekzekutimi i dënimit me burg do të pezullohet, pasi do i konvertohet me detyrimin për të kryer punë në interes publik.

“Në bazë të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që e dënuara Zamira Rami të përmbushë një punë në interes publik prej 120 orë, duke u kryer kjo punë brenda afatit prej 6 muajsh, me kushtin që e pandehura të respektojë parashikimet e nenit 62 të Kodit Penal dhe të mbajë kontakte me Zyrën Vendore të Shërbimit të provës në Gjirokastër”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ishte, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) që dërgoi për gjykim çështjen ndaj Ramit e cila, u padit në vitin 2019 nga familjet Sako dhe Xhai në Gjirokastër për prishje të paligjshme të shtëpive të tyre gjatë dy projekteve të rikualifikimit urban në qytet.

Familjet u ankuan pasi ndaj tyre nuk kishte pasur procedura shpronësimi. Pas shqyrtimeve të pretendimeve, SPAK tha se ishte shkaktuar një dëm prej 5.6 milionë lekë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026