Dënohet me vdekje gazetari, akuzohet për nxitje dhune përmes mediave sociale

30 Qershor 2020 | 19:21

Gazetari iranian Ruhollah Zam është dënuar sot me vdekje nga një gjykatë në vendlindjen e tij. Vendimi për gazetarin e arrestuar një vit më parë në rrethana të paqarta, u dha mesditën e të martës për akuzën e nxitjes së trazirave antiqeveritare në vitin 2017, nëpërmjet mediave sociale.

Zam akuzohet për korrupsion, nxitje të kryengritjeve të armatosura dhe spiunazh. Gjykata deklaroi se ai kishte të drejtën e apelimit. Lajmin për arrestimin e Zamit e dhanë tetorin e kaluar. Rojet Revolucionare të Iranit thanë se kishin arritur ta kapnin edhe pse ai kishte arritur të fitonte azilin politik në Francë. Megjithatë, asnjëherë nuk u dhanë detaje mbi operacionin.

Zyrtarët iranianë kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara, si dhe rivalin rajonal Arabinë Saudite dhe kundërshtarët e qeverisë që jetojnë në mërgim për nxitjen e trazirave, si nxitës të  protestave mbarëkombëtare dhe për vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet vendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026