Dënohet për abuzim seksual ish-polici serb në Kosovë

5 Korrik 2021 | 18:52

Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 10 vjet burg, Zoran Vukotiçin, ish polic i forcave serbe, nën akuzën për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj një gruaje shqiptare në komunën e Vushtrrisë.

Vendimi i gjykatës është përshëndetur nga presidentja Osmani, e cila e ka quajtur përparim të rëndësishëm, pasi për herë të parë një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës në Kosovë.

Edhe për ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dënimi është një lajm i mirë. Znj. Haxhiu u shpreh se drejtësia për viktimat e luftës do të bëhet dhe për këtë angazhimi është maksimal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026