‘Dënoj pushtimin e pajustifikuar rus të Irakut’, gafa e ish-presidentit Bush

19 Maj 2022 | 14:55

Ish-presidenti amerikan George W Bush ka bërë një gafë gjatë një fjalimi mbi demokracinë teksa dënoi ‘pushtimin e pajustifikuar dhe të dhunshëm të Rusisë në Irak’.

Bush, i cili dërgoi trupat amerikane për të rrëzuar Saddam Husseinin gjatë kohës kur ishte president, u ngatërrua gjatë një fjalimi mbi demokracinë ditën e mërkurë.

“Zgjedhjet në Rusi u vodhën”, tha 75-vjeçari. “Kundërshtarët politikë burgosen ose përjashtohen nga proceset zgjedhore”.

“Ky është rezultati i mungesës së balancës mes pushteteve në Rusi”, tha ai.

“Vendimi i një njeriu të vetëm për të ndërmarrë një pushtim të pajustifikuar dhe të dhunshëm të Irakut … doja të thosha Ukrainës.”

Bush u përpoq ta kalonte me shaka duke ia hedhur fajin moshës për gafën e bërë, teksa audienca shpërtheu në të qeshura.

Ai ngrit supet dhe tha nën zë: “Edhe Irakun”.

Gjatë presidencës së Bushit, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe forcat aleate pushtuan Irakun për të rrëzuar qeverinë e Saddam Husseinit, me pretendimin se po fshihte armë kimike e bërthamore.

Lufta rrënoi shoqërinë irakiane dhe mbolli edhe më shumë konflikt në mbarë rajonin. Nga ana tjetër, nuk u arrit të provohej kurrë prezenca e armëve kimike.

Sipas autoriteteve në Irak, mbi 122 mijë civilë u vranë gjatë pushtimit dhe dhunës që pasoi nga viti 2003 në 2013-ën.

Gafa e Bushit ka sjellë reagime të shumta në rrjete sociale.

Senatorja amerikane Nina Turner e cilësoi ish-presidentin ‘kriminel lufte’ në një status në Twitter, ndërsa gazetari dhe autori Wajahat Ali tha se Bushit “iu deshën 20 vjet që më në fund të rrëfejë të vërtetën’.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë

Një shpërthim i sëmundjes së legjionarëve ka sëmurë dhjetëra njerëz në New York City teksa është regjistruar edhe viktima e pare. Zyrtarët nuk dhanë informacione shtesë në...
09:49 | 18/07/2026

Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane

Irani nisi sulme të reja ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik të shtunën, pas natës së shtatë radhazi të sulmeve amerikane që synonin vendet...
09:26 | 18/07/2026

Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës

Policia zbuloi të premten varkën që u fundos këtë javë në Gjirin e San Franciskos, pasi nxori trupin e një personi të zhdukur një ditë më parë....
09:21 | 18/07/2026