Denoncimet për zgjedhje, SPAK: 91 materiale të referuara. 50 nga PD, 18 presidenti dhe 1 PS

23 Prill 2021 | 16:07

91 materiale me karakter zgjedhor janë referuar në Prokurorinë e Posaçme në formë kallëzimi apo zgjidhjeje nga disa subjekte për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Përmes një informacioni zyrtar, SPAK thotë se 55 referime kanë ardhur nga partitë politike, mes të cilave 50 nga PD, 3 nga LSI, 1 nga PS dhe 1 nga FRD.

18 raste janë referuar nga institucioni i Presidentit ,ndërsa pjesa tjetër nga policia, prokuroritë e rretheve si dhe shtetas të ndryshëm. Nga këto raste të kallëzuara, Prokuroria e Posaçme njofton se për 32 materiale ka nisur verifikimi, për 7 është vendosur mosfillimi i procedimit penal, ndërsa pjesa tjetër janë në proces verifikimi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026