Denoncon pronari i hotelit në Velipojë: Kemi paguar shtetin dhe s’kemi marrë sipërfaqen që na takon për shezlongët
Pronari i një hoteli në Velipojë, Hilmi Kapllani ka denoncuar para kamerave se ka bërë pagesat e nevojshme në shtet për marrjen e hapësirës për vendosjen e shezlongëve, por nuk ka mundur që t’i vendosë.
Ai ka treguar se i ka paguar shtetit mbi 4 milionë lekë dhe ende nuk ka marrë sipërfaqen që i takon.
Z. Kapllani ka theksuar se i ka ardhur edhe një zotëri, i cili i ka thënë se gjysma e hapësirës i takon atij dhe kjo e ka detyruar që të heqë shezlongët.
“Unë flas për veten. Në momentin që ka ardhur zotëria, unë jam tërhequr për mos bërë ndonjë konflikt njëri me tjetrin. Ai ka ardhur me hartë, unë me hartë, por ai më ka thënë që vendi është i imi. Unë jam tërhequr, kam mbledhur shezlongët për t’ju larguar debateve”, u shpreh z. Kapllani.
Sipas tij këtë problem e kanë edhe pronarë të tjerë, prandaj shteti duhet të ndërhyjë sa më parë.
“Për mua fajtor kryesor është shteti. Përderisa ne shtetit i kemi paguar paratë dhe na ka dhënë hartën që më datën 21, i kemi paguar vendin e shezlongëve dhe ne jemi pa shezlongë”, tha ai, teksa shtoi se shteti po i grabit.
Interesimit të Euronews Albania për këto pretendime, Bashkia e Shkodrës iu përgjigj duke deklaruar se kjo çështje i përket Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe se ankesat e përcjella pranë këtij institucioni janë deleguar për zgjidhje.
Ndërkaq, Agjencia Kombëtare e Turizmit nuk iu përgjigj interesit për ketë çështje, ndërsa Ministria e Turizmit deklaroi se do të ketë një qëndrim pasi të zbardhet ngjarja e Velipojës.
LEXONI GJITHASHTU:
- 4 të vrarë e 2 të plagosur pas një përplasje me armë në Velipojë
- Specialisti i sigurisë, Ergys Muzhaqi: Ngjarja e Velipojës mund të parandalohej
- 4 të vrarë e 2 të plagosur pas një përplasje me armë në Velipojë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta