Departamenti i Shtetit u drejtohet qytetarëve amerikanë: Largohu menjëherë nga Venezuela
Departamenti i Shtetit u ka kërkuar qytetarëve amerikanë në Venezuelë të largohen menjëherë nga vendi , duke paralajmëruar se situata e sigurisë mbetet jashtëzakonisht e paqëndrueshme, pavarësisht rifillimit të fluturimeve ndërkombëtare.
Sipas deklaratës së Departamentit të Shtetit të SHBA-së, situata në Venezuelë mbetet e paqëndrueshme, me rreziqe serioze për sigurinë e shtetasve të huaj, veçanërisht qytetarëve amerikanë. Departamenti i Shtetit po u bën thirrje atyre që janë ende në vend të planifikojnë largimin e tyre të menjëhershëm, duke përfituar nga fluturimet ndërkombëtare që kanë rifilluar.
Njëkohësisht, theksohet se para nisjes, qytetarët amerikanë duhet të marrin masa paraprake të shtuara, të qëndrojnë vazhdimisht vigjilentë dhe të jenë plotësisht të vetëdijshëm për mjedisin përreth, veçanërisht kur udhëtojnë.
Bllokada nga milicitë e armatosura dhe kontrollet e identitetit
Veçanërisht shqetësuese janë raportet për grupe të armatosura të milicisë, të njohura si “colectivos”, të cilët thuhet se po ngrenë postblloqe dhe po kryejnë kontrolle automjetesh.
Sipas Departamentit të Shtetit, ka raportime se anëtarët e këtyre grupeve po kërkojnë prova të shtetësisë amerikane ose mbështetjes për Shtetet e Bashkuara, gjë që rrit ndjeshëm rrezikun për qytetarët amerikanë. Departamenti i Shtetit i SHBA-së rekomandon kujdes të shtuar gjatë udhëtimit rrugor dhe u kërkon qytetarëve të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të qëndrojnë vigjilentë gjatë gjithë qëndrimit të tyre në vend.
Në të njëjtin njoftim, Departamenti i Shtetit u bën thirrje qytetarëve amerikanë të monitorojnë nga afër njoftimet e linjave ajrore dhe faqet e tyre zyrtare të internetit në mënyrë që të informohen për çdo ndryshim ose përditësim të itinerareve dhe opsioneve të nisjes nga Venezuela.
U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
Zjarret masive përfshijnë Spanjën, mbi 15 mijë hektarë të djegur (VIDEO)
Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
- 10:48 Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 10:41 Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
- 10:38 U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
- 10:35 Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 10:13 Zjarret masive përfshijnë Spanjën, mbi 15 mijë hektarë të djegur (VIDEO)
- 10:03 Zbulohet arsenal armësh në Manzë, arrestohet 20-vjeçari