Deputetët gjermanë Beyer dhe Schmidt: Po tentohet të hidhet baltë ndaj Gjykatës Speciale, nuk i është vënë pas UÇK-së

26 Qershor 2020 | 15:16

“Zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, për sa i përket aktakuzës për presidentin Thaçi po ndiqen nga afër në Gjermani dhe komuniteti ndërkombëtar”, kështu janë shprehur  Peter Beyer dhe Christian Schmidt, deputetë në Bundestag.

Më tej ata kanë theksuar se është e rëndësishme “të vihen në dukje se Dhomat Speciale janë pjesë përbërëse e vetë Gjyqësorit të Kosovës, është krijuar nga vetë Kosova.

Dhomat Speciale janë ngritur për të ndjekur krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga individë gjatë luftës.

Ata kanë mohuar se këtu nuk bëhet fjalë për luftën e pavarësisë të UÇK-së dhe i kanë cilësuar këto deklarata si “dezinformim i qëllimshëm”.

“E dimë se disa faktorë në Kosovë përpiqen të përhapin propaganda të rreme sikur komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi dhe zyra e Prokurorit Special në veçanti janë një forcë e huaj që i janë vënë pas UÇK-së. Kjo nuk është e vërtetë dhe asgjë tjetër përveçse dezinformim i qëllimshëm”.

“Rehabilitimi i të shkuarës së një kombi, veçanërisht për krime të mundshme lufte dhe kundër njerëzimit, është çelësi kryesor i pajtimit. E vërteta dhe vërtetësia kërkohen me ngulm nga qytetarët e Kosovës. Ata po presin nga liderët politikanë, e po ashtu edhe Gjermani dhe Bashkimi Europian”.

Peter Beyer dhe Christian Schmidt janë anëtarë të Bundestagut gjerman dhe raportuesit e Ballkanit Perëndimor në Komisionin e Punëve të Jashtme. Beyer është anëtar i Bashkimit Kristian Demokrat (CDU) ndërsa Schmidt është anëtar i Bashkimit Kristian Socialist (CSU në Bundestag.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026