Deputeti Andi Përmeti në gjendje të rëndë pas infektimit me COVID, shtrohet në një spital në Turqi
Deputeti Andi Përmeti ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pas infektimit me COVID-19.
Euronews Albania mëson se deputeti po merr mjekim në një spital në Turqi dhe ndodhet në gjendje të rëndë, në terapi intesive.
Sipas familjarëve në ditët e fundit Përmeti ka shfaqur shenja përmirësimi, ndërsa ende mbahet në terapi intesive.
Përmeti, vetëm 33-vjeç, pa asnjë sëmundje tjetër shoqëruese, duket se po përballet në një fazë të rëndë me Covid 19, ndërsa lutjet e të gjithëve shkojnë që ai të dalë sa më parë nga kjo situatë.
Përmeti është deputeti i dytë i Kuvendit, që është dërguar për trajtim në Turqi, pas Enver Roshit, i cili fatmirësisht arriti që ta mposhte sëmundjen.
Një urim për shërimin e tij të shpejtë bëri dhe deputetja Rudina Hajdari gjatë seancës së sotme parlamentare, e cila vetë gjithashtu ka qenë e prekur nga virusi.
“I urojmë kolegut tonë shërim të shpejtë. Ka qenë i prekur aga COVID dhe po kalon një periudhë të vështirë”, u shpreh znj. Hajdari.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta