Deputeti i dënuar, VV dërgon në Kushtetuese votimin e qeverisë së re
Disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shpalljen antikushtetuese pjesëmarrjen në votim të deputetit Etem Arifit për qeverinë “Hoti”. Sipas VV-së, më 3 qershor në seancën ku u votua qeveria e re, mori pjesë edhe deputeti i dënuar me vendim të formës së prerë me një vit e tre muaj burg.
“Pjesëmarrja e Etem Arifi në seancë dhe votimi i tij, aq më tepër si votë përcaktuese, e thellon edhe më shumë paligjshmërinë e kësaj Qeverie dhe e bën edhe proceduralisht të paligjshëm vendimin e Kuvendit për votimin e Qeverisë. Është e përcaktuar qartë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës se mandati i deputetit humb ose bëhet i pavlefshëm në rast të dënimit për vepër penale me një vit e më shumë burg”, thuhet në deklaratën e VV-së.
Sipas Vetëvendosjes, me provat që dëshmojnë qartazi se z. Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për rrjedhojë ka humbur mandatin e deputetit, Gjykata Kushtetuese duhet ta shpallë votimin të pavlefshëm.
Kjo kërkesë, sipas VV-së, është rasti i radhës që ose do të shpërfaqë edhe më shumë rënien e shtetit të së drejtës në justifikimin e çdo paligjshmërie, ose do të konstatojë atë që e thotë Kushtetuta se një deputet i dënuar me mbi një vit burg humb mandatin dhe se vendimi që merr për bazë votimin e tij është në kundërshtim me Kushtetutën.
Gjykata e Prishtinës e ka dënuar deputetin Etem Arifi për veprën penale mashtrim me subvencionet. Kosova në të kaluarën ka pasur një precedent të ngjashëm në rastin e votimi ttë Behgjet Pacollit si President të Republikës, votim të cilin Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta