Deputeti i LDK dhe familja e tij rezultojnë pozitivë me COVID-19

28 Qershor 2020 | 10:36

Deputeti i LDK, Arben Gashi njëkohësisht kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë z. Gashi, i cili përmes një postimi në Faceook njofton se ai dhe familja e tij janë infektuar nga virusi dhe do të vetizolohen në shtëpi për dy javë.

“Me simptoma të lehta si kokëdhembje e temperaturë, dje shkova të testohem në repartin e Infektives. Unë dhe familja ime dje rezultuam pozitiv me COVID-19, dhe për pasojë, do të jemi në izolim shtëpiak dyjavor”, shkroi deputeti I LDK.

Në Kosovë dje u regjistruan 96 raste të reja me COVID-19, 44 nga të cilat vetëm në Prishtinë.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ndërsa janë regjistruar deri tani 48 raste vdekjesh të personave të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026