Deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi: Sa më shpejt të mbahen zgjedhjet aq më mirë për Kosovën

22 Dhjetor 2020 | 16:56

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është i mendimit se sa më e hershme të jetë data e zgjedhjeve për Kosovën aq më mirë do të jetë për zgjidhjen e rrethanave që ajo po kalon.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare datën 7 shkurt të vitit 2021, por në një intervistë për Euronews Albania Abrashi nga Vetëvendosje tha se “sa më herët të jenë aq më mirë”.

“Konsiderojmë që jemi ende në fazë diskutimi rreth datës, por edhe këto që janë propozuar nuk janë shumë larg [qëndrimit tonë], ajo çka mendon LVV është se një datë sa më e hershme do të jetë shumë më mirë për Kosovën për rrethanat që po kalon vendi, nën krizë politike, pandemi dhe se për këtë nuk guxohet të kemi boshllëk të institucioneve,” – tha Abrashi duke theksuar se këto institucione duhet të jenë gjithmonë të ligjshme.

Votëbesimi i qeverisë së Avdullah Hotit nga një deputet, mandati i të cilit ishte i diskutueshëm prej faktit se rezultonte i dënuar për një shkelje penale, e bëri Lëvizjen Vetëvendosje t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese. Që prej javëve të para Vetëvendosje e quajti të paligjshme qeverinë dhe vijoi një fushatë publike ku kërkonte vajtjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026