Deputeti ukrainas: Serbia të heqë dorë nga prirjet perandorake e ta pranojë Kosovën

23 Prill 2024 | 10:19

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zonë gri” në Evropë.

Sipas tij, Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe të krijojë marrëdhënie fqinjësie me të.

“Nuk jam në pozicion për të thënë se çfarë duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia, por, personalisht, besoj se nuk mund të ketë zona gri në Evropë. Kosova nuk mund të jetë zonë gri. Serbia duhet ta pranojë faktin se Kosova është shtet i pavarur, i njohur prej vendeve të tjera, dhe të krijojë marrëdhënie me Kosovën si fqinje. Kjo është një punë që duhet kryer dhe prej saj do të përfitonin Kosova dhe Serbia dhe e gjithë Evropa”-ka thënë ai në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Më tej ai është shprehur se nëse nuk heq dorë nga kjo qasje, Serbia do të vazhdojë të jetojë në varfëri u shfrytëzuar nga Rusia, Irani dhe vende të tjera që duan të ndezin flakë në Ballkan.

Deputeti beson se Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Evropës, pas votimit në muajin maj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje

Presidenti amerikan, Donald Trump shtoi presionin ndaj Iranit për të arritur një marrëveshje me SHBA-në, duke thënë se vendi nuk do të “mbetet pa askënd”...
08:53 | 15/07/2026

Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit

Florida ekzekutoi të martën një nga të burgosurit e saj më të vjetër në historinë e shtetit, një vrasës i dënuar 74-vjeçar. Ai ishte një...
08:42 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026