Deputetja kërkon identifikimin e policëve dhunues për shembjen e teatrit

4 Qershor 2020 | 19:58

Deputetët e opozitës parlamentare ishin thirrur në një interpelancë urgjente Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj me objekt dhënie informacioni mbi dhunën e ushtruar nga forcat e policisë në datën 17 maj gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar. Ministri aprovuar kërkesën e deputetëve por jo objektin duke theksuar se policia ka ushtruar detyrën.

Përfaqësuesja e deputetëve nismëtar, Fationa Dhimitri teksa ilustronte në Parlament me fotot dhunën e ushtruar, kërkonte identifikimin e policëve që ishin gjatë operacionit nën argumentin se ishte shkelur ligjit, por edhe kjo kërkesë nuk u aprovua.

“Nuk do t’i merrni kurrë emrat e punonjësve të policisë sepse nuk keni tagër ligjore për të bërë hetime. Të vetmit që kanë tagër për të bërë hetime është prokuroria e shtetit shqiptar”, reagoi Lleshaj.

Debati për mungesën e numrave të identifikimit të punonjësve të policisë vijoi më tej ku deputetja Dhimitri bëri edhe një krahasim me një ngjarje të rëndë  të ndodhur pak ditë më parë.

“Edhe vrasësit në Laç, me uniformë policie ishin, kështu që nuk na bën përshtypje”, tha deputetja.

Për këtë ngjarje të rëndë reagoi edhe vetë ministri i Brendshëm ku theksoi se konstatimet e deputetes nuk qëndrojnë

“Që nga data 17 maj përfaqësues të shoqërisë civile dhe artisë kanë nisur mbledhjen e firmave për një peticion për ta rindërtuar godinën siç ishte”, u përgjigj Lleshaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026