Deputetja më e re e Kosovës braktis PDK-në, bashkohet me Vetëvendosjen
Deputetja e PDK-së Adelina Grainca i është bashkua grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri i Kosovës dhe kreu i VV-së, Albin Kurti.
Kreu i VV-së përmes një postimi në Instagram ka shkruar se deputetja më e re e Kuvendit është tashmë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa Adelina Grainca mori pjesë dhe në votimin për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës.
“Deputetja më e re e Kuvendit të Republikës, znj. Adelina Grainca, na u bashkua sot në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ajo është në përfundim të studimeve Master në Universitetin Amerikan në Kosovë. Do të punojmë bashkë për progresin e gjithmbarshëm”, shprehet z. Kurti.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës në një komunikatë për media thuhet se znj. Grainca është shkarkuar nga të gjithë funksionet brenda partisë, derisa kanë hedhur akuza ndaj kryeministrit Kurti, pasi sipas tyre, ai ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj.
“Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhtoi votën e elektoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente. PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe qasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta