Derbi Partizani-Tirana/ Bilanci favorizon të kuqtë, Colella vlerëson kundërshtarin

1 Tetor 2022 | 21:36

Derbi Partizani-Tirana është kryendeshja e javës së 6 të Superligës Shqiptare, me të dyja klubet të cilat tashmë kanë thyer heshtjen. Përgjatë gjithë këtyre ditëve kanë vijuar përgatitjet për ditën e madhe, e cila shënjon derbin e parë të kryeqytetit për këtë sezon. Teknikët e të dyja skuadrave kanë zhvilluar konferencat për shtyp këtë të shtunë.

Trajneri i Partizani, Xhovani Kolela duket se tashmë po ndjen emocionet e para të derbit.

 “Nuk kam asnjë ndrojtje apo frikë për rezultatin që do të prodhojë derbi. Kam gjithmonë shumë respect për kundërshtarët, por aspak frikë. Nuk mund t’i fsheh emocionet e një ndeshje kaq të rëndësishme. Është kënaqësi të luash një derbi të tillë. Unë ushtroj këtë profesion për të luajtur pikërisht ndeshje të tilla, puna ime mbi të gjitha është pasion”- tha Xhovani Kolela.

Tekniku Italian shton se e ka studiuar mirë skuadrën bardheblu.

“Jo vetëm Tiranën, port ë gjithë kundërshtarët I analizojmë. Nuk dua t’I krijoj lojtarëve idenë se ndeshja me Tiranën do të ketë analizë specifike dhe me ekipete tjera jo, ndaj i përgatisim ndeshjet gjithmonë njësoj. Tirana është një skuadër e mirë, e ka demonstruar me rezultatet e fundit dhe mendoj se do të jetë ndeshje e bukur”- shtoi Kolela.

Ky do të jetë derbi numër 167 mes Tiranës dhe Partizanit duke nisur nga vitit 1947. Bilanci flet në emër të Partizanit i cili ka regjistruar 68 fitore kundrejt 46 të bardhebluve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026