Deri në maj në Kosovë pritet të mbërrijnë rreth 77 mijë doza shtesë të vaksinës Covid-19

30 Mars 2021 | 12:55

Deri në maj të këtij viti në Kosovë pritet të mbërrijnë edhe rreth 77 mijë doza shtesë të vaksinës Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur programi i UNICEF-it në Kosovë, përmes faqes së saj zyrtare.

“76,800 doza shtesë të vaksinës COVID19 do të arrijnë në Kosovë deri në maj 2021 përmes COVAX. Ne nuk jemi të sigurt, derisa të gjithë të jenë të sigurt! Bashkë ia dalim! #Vaksinohu”, thuhet në njoftimin e UNICEF-it.

Kujtojmë se të dielën në Kosovë kanë arritur 24 mijë dozat e para të vaksinës AstraZeneca, ndërsa qytetarët kanë filluar të vaksinohen.

I pari që mori vaksinën ishte kryeministri Albin Kurti.

Lexoni gjithashtu:

Mbërrijnë në Kosovë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026