Deri tani 78 mijë injektime, vijon në ditën e dytë vaksinimi masiv në sheshin “Skënderbej”
Në Shqipëri vijon vaksinimi masiv, proces që ditën e djeshme u mbyll me 11 mijë e 478 vaksinime në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se deri tani janë kryer mbi 78 mijë vaksinime.
Do të vijohet më tej me vaksinimet e mësuesve, por edhe atë masiv të grupmoshës mbi 70 vjeç. Ministrja u është drejtuar me një apel të veçante të moshuarve që kërkojnë të dine se kur do të vaksinohen, të kontaktojnë me mjekun e familjes.
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu raportoi se vaksinimi nuk ka nisur në orën, 9:00 siç ishte paralajmëruar, teksa dhjetëra të moshuar kanë pritur që të nisin regjistrimin.
“Dje procesi i vaksinimit ka vijuar deri në orët e pasdites, të moshuarit janë lajmëruar nga mjeku i familjes dhe janë paraqitur në sheshin ‘Skënderbej’ për t’u regjistruar. Doza e dytë e vaksinës kineze bëhet 4 javë pas dozës së parë”, tha gazetarja e Euronews Albania.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta