Deri tani janë shembur mbi 130 ndërtime pa leje në vijën bregdetare
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur mbi 130 ndërtime të paligjshme në bregdet në kuadër të aksionit “Bregdeti Ynë”.
Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, i cili tha se janë ndëshkuar 83 subjekte me gjobë, vlera totale e së cilës arrin në 138 milionë lekë.
Ky aksion u shoqërua me arrestime dhe procedime penale për të gjithë ata, të cilët janë konstatuar se kanë kryer akte në kundërshtim me ligjin.
“Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetëra persona janë arrestuar e të tjerë po ndiqen penalisht”, tha Çuçi.
Policia e Shtetit tha Çuçi do të vijojë kontrollet në stacionet e plazhit për të evidentuar hapësirat e zaptuara dhe për t’i liruar ato.
“Kemi detyrimin të mbrojmë këtë pasuri tonën të përbashkët dhe të çojmë para drejtësisë shkelësit e ligjit. Pas bregdetit, IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë punën për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera të vendit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shtoi ai.
Operacioni “Bregdeti Ynë” ka nisur në fillim të muajit qershor, ndërsa pas ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është ashpërsuar dënimi për ata që ndërtojnë pa leje.
Ligji parashikon penalitete të forta jo thjesht për subjektin, por për të gjithë zinxhirin ndërtimor.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta