Deri tani janë shënuar 71 gola në 30 takime, Danimarka “surpriza” e Euro 2020

22 Qershor 2021 | 21:01

Kur kanë mbetur edhe 20 ditë deri në fund të Euro 2020, deri më tani janë zhvilluar 30 nga 50 ndeshjet, të cilat kanë prodhuar shumë emocione, por dhe surpriza.

Deri më tani Italia, Uellsi, Holanda, Danimarka, Belgjika dhe Austria kanë arritur që të sigurojnë kalimin në fazën e 16-sheve. Deri më tani në këtë edicion të kampionatit evropian janë shënuar 71 gola, me një mesatare prej 2.37 golash për ndeshje, ose e thënë ndryshe një gol çdo 38 minuta, duke regjistruar një mesatare të lartë.

Për t’u veçuar se edhe pse janë zhvilluar pak më shumë se gjysma e ndeshjeve është thyer rekordi i autogolave, me 6 të shënuar gjatë kësaj periudhe.

Holanda është skuadra që ka shënuar më shumë në tre ndeshjet e para, 8 gola, ndërsa më pas ndodhen Italia dhe Belgjika.

Spanja pavarësisht se ka marrë vetëm 2 pikë deri më tani, është ekipi që e ka kontrolluar më së shumti topin, plot 72% të kohës. Në anën tjetër Gjermania ka një saktësi të madhe me mbajtjen e topit, pasi 90% të pasimeve kanë qenë të pagabueshme.

Danimarka edhe pse me një fitore është skuadra që ka krijuar më shumë se askush tjetër raste për shënim, plot 61.

E vetmja skuadër që deri më tani nuk e ka provuar shijen e golit të pësuar është Italia, e cila krahas tre takimeve të zhvilluara në Euro 2020, prej 11 sfidash radhazi nuk pëson.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026