Për herë të parë një ish ndihmës i Shtëpisë së Bardhë ka dëshmuar në seancat dëgjimore të Kongresit ku po hetohet sulmi 6 janarit në Capitol Hill.
Përballë një sërë provash, Cassidy Hutchinson tha se ish presidenti Trump me vetëdije udhëzoi mbështetësit e armatosur të marshonin drejt Kapitolit në përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës.
Ai kishte urdhëruar që të hiqen detektorët e armëve të quajtur mags gjatë një tubim në mëngjesin e datës 6.
“Isha pranë një bisede ku dëgjova presidentin të thoshte diçka të tillë ,nuk më intereson që ata kanë armë. Ata nuk janë këtu për të më lënduar. Lërini njerëzit e mi të hyjnë dhe ata mund të marshojnë për në Kapitol . Lërini njerëzit të hyjnë. Largoni detektorët e armëve,” – tha Hutchinson.
Ai zbuloi gjithashtu se edhe para 6 janarit, Trump dhe ndihmësit kryesorë ishin të vetëdijshëm se gjërat mund të shkonin deri në akte në dhun.
“U ktheva në zyrën dhe gjeta z. Meadows. Ai nuk ngriti sytë nga telefoni i tij. Mbaj mend që u mbështeta te dera dhe tha, sapo pata një bisedë interesante me Rudin, Mark, duket sikur do të shkojmë në Kapitol. Ka shumë gjëra, Cass, më tha por nuk e di , gjërat mund shkojnë , shumë keq në 6 janar,” – u shpreh Hutchinson.
Komiteti që heton sulmin e 6 janarit i udhëhequr nga Demokratët ka kërkuar të lidhë ish-presidentin drejtpërdrejt me përpjekjet për të penguar Kongresin të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 kur u shpall fitues presidenti Joe Biden.