Dëshmitari i ngjarjes së Velipojës tregon detajet nga momenti para përplasjes ku humbën jetën 4 persona

28 Qershor 2021 | 11:41

Dëshmitari i ngjarjes së Velipojës tregon detajet nga momenti para përplasjes ku humbën jetën 4 persona.

Hasan Ferracaku, njëri prej të plagosurve, njëkohësisht vëllai i Kujtim Ferracakut, viktimë e ngjarjes së rëndë të Velipojës, para oficerëve të Policisë, pohoi se mesnata e të shtunës nisi me një debat në hotelin e familjes Gocaj, pronarët e të cilit ngelën të vrarë.

Ferracaku tha se takimi kishte si qëllim ndarjen e brezit ranor mes dy familjeve për vendosjen e shezlongëve, por më pas situata degjeneroi në përdorimin e armëve.

“Fillimisht kemi zhvilluar një debat tek shezlongët në plazh sepse ata i kanë vendosur në vendin ku këtë vit e kemi pasur të drejtën ne pas aplikimit që kemi bërë. Pas atij debati kemi shkuar në darkë tek hoteli Gocaj për t’u sqaruar me familjen Gocaj”, deklaroi Ferracaku nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim.

Në vitin 2020 të drejtën për shezlongët e ka pasur familja Gocaj, ndërsa këtë vit familja Ferracaku ka pretenduar se e drejta për të vendosur shezlongët ka qenë e tyre.

Ndërsa, kanë biseduar për t’u marrë vesh me njëri tjetrin, Hasan Ferracaku tha se debati ka dalë nga kontrolli pasi familja Gocaj ka thënë që duhet pritur derisa të përcaktohet edhe vendi i tyre.

“Ne kemi shkuar për të folur dhe për të gjetur një zgjidhje për shezlongët, por situata u acarua dhe pas krismave të armëve nuk e di çfarë ka ndodhur më. Di që ata kanë qëlluar ndaj vëllait dhe ne të tjerëve dhe në atë moment vëllai është vetëmbrojtur. Unë nuk kam qëlluar dhe kemi shkuar vetëm për të biseduar sepse janë njerëz që ne i kemi njohur dhe kemi pasur marrëdhënie të mira, por situata doli nga kontrolli”, tha Ferracaku.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026