Negociatat, Nurellari: Shqipëria në këtë proces është ‘breshka e rajonit’
Mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u bënë shkak që BE-ja të mos arrinte një unitet për të caktuar një datë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për negociatat.
Analisti Adri Nurellari u shpreh në “Raw Politics” se dështimi për mbajtjen e konferencës është qartësisht përgjegjësi e dyanshme; si për Shqipërinë ashtu dhe për vetë Bashkimin Evropian.
“Mund të jenë të dyja të vërteta, këto nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Nëse BE do të kishte presion, siç u bë edhe me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë do kishte zhvillime. Ka raste që mund të marrë veprime me presione konkrete”, tha Nurellari.
Ai u shpreh kritik për klasën politike në Shqipëri, e cila sipas Nurellarit nuk ka punuar sa duhet për të përshpejtuar procesin integrues në BE.
“Nuk ka se si të mos kenë përgjegjësi këto shtete. RMV-ja ka një përgjegjësi të kufizuar, sepse në 2009 e ka marrë ftesën nga institucionet teknike në përmbushjen e kritereve. Shqipëria ka problemet e veta. Është e vërteta se kësaj here fajin e ka Bullgaria. Shqipëria në këtë proces është “breshka e rajonit” dhe është faji i të gjitha elitave politike. Shqipëria po ecën shumë ngadalë dhe kjo lë shumë për të dëshiruar. Ne jemi të vonuar në çdo aspekt”, shton ai.
Përballë moderatores Erla Mëhilli, nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Senida Mesi, u shpreh se klima politike e polarizuar ka frenuar përpjekjet e Shqipërisë për t’iu afruar BE-së.
“Klima konfliktuale politike nuk ndihmon. Klima e polarizuar nuk ndihmon në rrugëtimin më përpara dhe BE-ja minimalisht do një klimë që është stabël. Kur flas për klimë politike janë të gjithë faktorët dhe aktorët që ndikojnë”, thekson znj. Mesi.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta