Dështon konsensusi, Vjosa Osmani: Zgjedhjet nuk do të shtyhen
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se nuk do të ketë ndryshim të datës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.
Znj. Osmani tha gjatë një deklarate para mediave se nuk ka marrëveshje të partive në qeveri dhe atyre opozitare për shtyrje të datës së zgjedhjeve.
“Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është arritja e një pajtimi në pushtet dhe opozitë”, u shpreh presidentja e Kosovës.
Sipas Osmanit pavarësisht se autoritetet shëndetësore kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të situatës së epidemiologjisë, ishin partitë opozitare që kundërshtuan.
“Unë e respektoj qëndrimin e partive politike por nuk pajtohem me ta. Shtyrja më e madhe e zgjedhje do të ishte më së shumti deri në dy muaj”, shtoi ajo.
Zgjedhjet lokale në Kosovë janë parashikuar të mbahen më 17 tetor.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta