Dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak, këshilltarët bojkot Dritan Lelit

24 Qershor 2021 | 15:22

Një tjetër mbledhje e parashikuar në Bashkinë e Vlorës ka dështuar nga përplasja mes kryetarit të bashkisë, Dritan Leli dhe Këshillit Bashkiak.

Këtë radhë kanë qenë këshilltarët bashkiakë që kanë refuzuar të paraqiten, ndërkohë që dy herë të tjera, kryebashkiaku Leli i ka ftuar këshilltarët që të komunikojnë online.

Gazetarja e Euronews Albania, Ebrieta Maçaj raportoi nga qyteti bregdetar se mbledhja e sotme u shty për në datën 30 qershor, sipas kërkesës së anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

Këta të fundit kanë kërkuar që mbledhja e radhës të zhvillohet me prezencë fizike në teatrin “Petro Marko”.

Ndërsa, kreu i bashkisë, Leli kërkon që mbledhja e radhës të zhvillohet në datën 29 qershor, por online.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026