Dështon protesta e ligës, Policia nuk dha lejen për të zhvilluar manifestimin

11 Tetor 2020 | 06:57

Liga profesioniste kishte paralajmëruar se në datën 10 tetor do të organizonte një protestë për shkak se qeveria shqiptare nuk po i plotëson katër kërkesat e paraqitura, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Euronews Albania kontaktoi sekretarin e Ligës Profesioniste, Dritan Kadia, i cili sqaroi se protesta nuk u organizua pasi shteti shqiptar nuk ka dhënë lejen e nevojshme, duke e argumentuar si masë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Klubet e Superiore për më shumë se një muaj nuk kanë zbritur në fushën e lojës, duke kërkuar nga shteti shqiptar miratimin e një ligji të ri sponsorizimi, uljen e TVSH-së në 6%, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet fiskale dhe tatimore, si dhe zerimin e tatimit mbi pagën e futbollistëve për 10 vite.

Klubet janë treguar të vendosura për të mos zbritur në fushë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, por brenda kësaj jave pritet që të mblidhen sërish për të vendosur se çdo të ndodhë me fatin e futbollit në Shqipëri.

 

Lexoni gjithashtu: 

“Mik” te Rama për t’i dhënë fund bojkotit të kampionatit? Safet Gjici jep detaje në “Ilva Now”

Bojkoti i kampionatit, reagon FIFA & UEFA: FSHF dhe qeveria të gjejnë zgjidhje

Bojkoti i futbollit, paralajmërohet protestë masive më 10 tetor

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026