Dështon seanca në Apel për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

27 Qershor 2022 | 10:21

Dështon seanca e Parë në Apel ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha dhe të pandehurve të tjerë. Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e gjyqtares Saida Dollani.

Gjyqtarja Hoxha kërkon që gjykata ta shpallë të pafajshme për akuzat, për të cilat vuajti dënimin në burg.

Disa muaj me parë ish-gjyqtarja u dënua me 2 vite burg, ndërsa në fillim të këtij muaji ajo u lirua nga burgu, pasi ajo e ka shlyer dënimin, duke llogaritur edhe paraburgimin.

Gjykata shuajti masën e sigurisë edhe për Manuela Mallkuçin, ish-kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, që gjithashtu shleu dënim.

Hetimi disa mujor zbuloi se si gjyqtarja Hoxha kishte shuar disa dënime të përjetshme të personazheve të njohur të botës së krimit.

Në këtë skemë ishte i përfshirë dhe avokati Aldo Tabaku, ky i fundit vijon të qëndrojnë në burg, pasi GJKKO e dënoi me 4 vite burg.

Referuar dosjes së SPAK, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026