Dështon skema e trafikantëve, Policia prangos dy persona që po transportonin 36 sirianë

4 Tetor 2020 | 13:45

Dy persona janë prangosur në pikën kufitare të Morinës pasi po përpiqeshin të kalonin në mënyrë të paligjshme 36 sirianë drejt Kosovës. Lajmi për arrestimin e tyre u bë i ditur nga vetë Policia e Shtetit, e cila ka dhënë detajet e këtij operacioni.

Kështu, siç thekson Policia, në pranga kanë përfunduar dy të rinj me iniciale E.P dhe M.D, me banim në Tiranë, të cilët me një furgon tip “Sprinter” po transportonin emigrantët drejt Kosovës kundrejt një shpërblimi financiar.

“Shtetasit e lartpërmendur u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në afërsi të PKK Morinë, me automjetin fugon tip “Sprinter”, me të cilin po transportonin 36 shtetas sirianë.

Shtetasit E. P. dhe M. D. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë, kundrejt fitimit, që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme”, thekson policia.

Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen dhe identifikimin e personave të tjerë, që mendohet të jenë përfshirë në këtë grup i cili merrej me transportimin e paligjshëm të emigrantëve.

Ky nuk është rasti i parë që Policia Kufitare ka goditur raste të trafikimit të klandestinëve. Euronews Albania ka ndjekur këtë çështje, ndërsa sipas të dhënëve rezulton se vetëm në vitin 2019 rreth 12 mijë emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme kanë hyrë në Shqipëri.

Prej qershorit të 2019 kufiri me Greqinë monitorohet edhe nga forcat e “Frontex” dhe sipas burimeve çdo ditë ndalohen 30 deri në 40 emigrantë duke kaluar ilegalisht në kufirin e gjelbër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026